Klubi i Prodhuesve përkrah vendimin e MTI-së për masat mbrojtëse për prodhimet e qumështit

16 prill 14:28

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) e përkrah vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI),  për vendosjen e masave mbrojtëse për importin e qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Ky vendim ka qenë i nevojshëm kur kemi parasysh faktin që importi i qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina ka ardhur me çmim më të ulët se kostoja e prodhimeve vendore të qumështit, po ashtu duke marrë parasysh edhe rritjen e këtij importi në tregun vendor, ku si pasojë ka dëmtuar thellësisht pozitën e prodhimeve vendore të qumështit”, thuhet komunikatën e KPK-së.

Sipas KPK-së, sektori i qumështit në Kosovë vlerësohet si një ndër sektorët me më së shumti të punësuar dhe si një ndër sektorët më me perspektivë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe se mbështet çdo vendim ku mbrohen drejtpërdrejtë interesat e prodhuesve vendor. “Masat e këtilla mbrojtëse përbejnë një lehtësim të madh për prodhuesit vendor dhe do të vazhdojë të përkrah MTI-në për çdo vendim që mbështet prodhuesit vendor dhe në të njëjtën kohë e inkurajon atë që të vazhdojë me politika të cilat e fuqizojnë prodhimin e vendit”, është thënë në komunikatën e KPK-së.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), me qëllim të vazhdimit…