KMDLNj ka një kërkesë për Shpend Ahmetin

05 shkurt 2018 | 13:51

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) përmes një letre të hapur drejtuar të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur shqetësimin lidhur me gjendjen e varrezave në kryeqytet.

Ky këshill ka vlerësuar gjendjen e varrezave katastrofale përderisa kujdesin ndaj tyre e ka quajtur politik.

“Mirëmbajtja dhe kujdesi për varrezat ortodokse dhe të krishtera (katolike) është kryesisht e natyrës politike dhe kujdesi për to rritet vetëm kur ato dhunohen apo vandalizohen e që kryesisht, pa përfunduar hetimet cilësohen të natyrës politike dhe etnike. Ose, pas ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve ato rregullohen sa për të thënë sikur që edhe ndahet lokacioni përbashkësi fetare të reja. Kurse, gjendja e varrezave ku varrosen apo prehen besimtarët islam është katastrofale, e turpshme dhe nën çdo dinjitet. Kjo vlen sidomos në Lagjen Arbëria ku, për shkak të punimeve ndërtimore apo të reshurave atmosferike ka pasur dëmtime të varreve dhe shembje të tyre”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.

KMDLNj ka kërkuar nga komuna që t’i ndërmerr të gjitha veprimet që të ndërpritet ky degradim i hapësirës së varrezave, duke krijuar hapësira të gjelbra, duke mbjellë fidane të reja dhe duke hapur shtigje në tërë këtë hapësirë nëse dëshiron ta eliminojë baltën, papastërtinë dhe dukuritë tjera degraduese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se…