Koeman, trajner i Holandës

06 shkurt 2018 | 16:28

Ronald Koeman është emëruar trajneri i ri i Kombëtares së Holandës. 54-vjeçari që prej shkarkimit nga Everton në tetorin e kaluar ishte i papunë, por tash ka nënshkruar një kontratë katër vite e gjysmë me përfaqësuesen holandeze.

Ai ka zëvendësuar Dick Advocaat i cili u tërhoq nga posti i tij pasi dështoi të dërgonte “Tulipanët” në Kupën e Botës Rusi 2018.

Koeman ka qenë trajner i Evertonit, Southampton, PSV, Valencias, Ajaxit, Vitesses, Benficës, AZ dhe Feyenoordit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë orët e fundit ka…