Komisioni për Punë të Jashtme i thotë po demarkacionit  

21 shkurt 2018 | 14:45

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme me shumicë votash e kanë përcjellë për në seancën e nesërme Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin.

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se partia e tij do të votojë kundër demarkacionit, derisa ka shtuar se publiku po gënjehet se do të bëhen përmirësime në marrëveshjen aktuale me Malin e Zi.

Kurse, Elmi Reçica nga PDK-ja ka deklaruar se beteja për demarkacionin ka qenë betejë argumentesh shkencore dhe sipas tij, deklarata e përbashkët e presidentëve ofron mundësinë që të ketë korrigjime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se vlera e…