Kompania franceze “Orange” shpreh interesim për të investuar në PTK

03 maj 2018 | 17:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të enjten në takim përfaqësues të lartë të kompanisë franceze “Orange”, të cilët kanë shprehur interesim për të investuar në Telekomin e Kosovës.

Ai ka thënë se hapja e vendeve të reja të punës dhe zhvillimi ekonomik janë prioritet i Qeverisë së Kosovës.

“Sot kam takuar përfaqësues të lartë nga kompania franceze ‘Orange’, të cilët kanë shprehur interesim për të investuar në Telekomin e Kosovës. Kosova ofron mundësi të shumta përmes Ligjit për Investime Strategjike dhe projektet që e rikthejnë gjendjen normale në Telekomin e Kosovës janë të mirëpritura. Telekomi i Kosovës duhet të kthehet në storie të suksesit dhe ne jemi të përkushtuar për këtë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid dhe Liverpool siguruan biletat për në finalen e…