Komuna e Ferizajt ka aleate të fuqishme, FSK-në

17 Janar 14:41

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në një takim komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi.

Me këtë rast, gjenerali Cikaqi ka uruar kryetarin Aliu për postin e të parit të komunës së Ferizajt, duke ofruar edhe bashkëpunimin e nevojshëm në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me FSK-në.

Ndërsa kryetar i Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar gjeneral Cikaqin për këtë vizitë, duke theksuar se bashkëpunimi me Forcën e Sigurisë së Kosovës, nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë edhe në mandatin katërvjeçar.

Po ashtu, kryetari Aliu i shoqëruar nga drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku si dhe zëdhënësi Selim Marevci, kanë pritur në një takim përfaqësues të Institutit për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest” në krye me Visar Vokrrin hulumtues në këtë Institut. Në këtë takim, Aliu ka marrë përkrahje në aktivitetet kërkimore dhe ngritjes së kapaciteteve në fushën e analizave të tregut të punës dhe punësimit (ATTP) si dhe trajnimeve në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Në sallonin e orëve të nivelit të lartë në Gjeneve,…