Komuna e Malishevës ndan 150 bursa për studentë

01 qershor 2018 | 18:03

Komuna e Malishevës ka ndarë 150 bursa për studentë, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë përmbushur kriteret bazuar në rregulloren për ndarjen e bursave për studentë.

Pas vlerësimit nga ana e komisionit, kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, ka shprehur gatishmërinë e tij, që të mbështes studentët me bursa.

Subvencionimi i studentëve, apo ndarja e bursave, është bërë për studentët të cilët studiojnë në Universitetet Publike në Republikën e Kosovës dhe që janë nga Komuna e Malishevës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar është i rëndësisë…