Konfiskohen gjashtë revole në Fushë Kosovë

11 prill 2018 | 11:55

Mbrëmë rreth orës 21:30, njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës kanë kryer një operacion bastisjeje në një shtëpi në këtë qytet, me ç’rast kanë konfiskuar 6 armë zjarri.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ku ndaj tij është  iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“I njëjti është intervistuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, është bërë me dije në njoftimin e policisë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Diskriminimi pozitiv, formulim idiotesk dhe…