Konjufca: Deklarata e presidentëve për demarkacion, justifikim për Haradinajn

21 shkurt 2018 | 21:14

Deklarata e nënshkruar mes presidentit Hashim Thaci dhe kryetarit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për demarkacion, sipas deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është strategji justifikuese për kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai në “Rubikon të “KTV”-së ka thënë se kjo deklaratë nuk e obligon Malin e Zi në aspektin e së drejtës ndërkombëtare.

“Është strategji dalëse e kryeministrit për të justifikuar ndryshimin e qëndrimit të tij. Ne mendojmë që ai ka lëvizur nga qëndrimi i tij. Deklarata Thaci – Vujanoviq nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes së Malit të Zi duke qenë se ajo është ratifikuar nga Mali Zi”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partneri i koalicionit qeverisës, Lista Serbe ende nuk është përcaktuar…