Konjufca: Në Kosovë kemi qytetarë të thjeshtë dhe pushtetarë specialë

26 janar 2018 | 11:31

Shefi grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se gjuajtja me armë dhe mosndëshkimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Dardan Gashi, tregon se në Kosovë përherë e më shumë po bëhet dallimi mes qytetarëve të thjeshtë dhe pushtetarëve.

Ai ka deklaruar se nuk arsyetohet në asnjë mënyrë gjuajtja me armë, nga askush, e sidomos nga zyrtarët e lartë të shtetit, që kalon e padënuar, ndërsa dënohen deputetë për atë që interpretohet të jetë armë, duke aluduar në deputetët e Vetëvendosje që janë dënuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

“Në Kosovë po përvijohen përherë e më shumë dy kategori. Ajo e qytetarëve të zakonshëm dhe e pushtetarëve special. Kjo kategoria e dytë, çfarëdo që të bëjë, nuk vlerësohet me standardet me të cilat vlerësohet qytetari i zakonshëm”.

“Por ta them të drejtën, unë nuk e arsyetoj, por e kuptoj Dardan Gashin. Në ato tubimet plot mish e raki, ku shahirat ‘prejnë e grijnë’, e ku burrëria shprehet në mënyrën e gjuajtjes me armë, bëhet njeriu edhe pa qenë trim fare. Kur i sheh të tjerët duke gjuajtur, thotë me vete: ‘Çka kam unë që të mos gjuaj?’”, ka thënë Konjufca. (Klan Kosova)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka…