Konjufca: Nëse kalon kjo marrëveshje Kosova humb territor

23 shkurt 2018 | 11:21

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse kalon marrëveshja për ratifikimin e demarkacionit shteti humb territor.

Ai ka thënë se për Vetëvendosjen më esenciale është territorit sesa liberalizmi i vizave.

Në këtë kontekst, ai ka pyetur se kush e ka penguar deri më tani këtë proces. Konjufaca  ka thënë se këtë proces e kanë penguar ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit.

Konjufca ka thënë se përgjegjësitë duhet t’i marrin ata që kanë nënshkruar e jo opozita.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij para…