Konjufca: Nisma për Specialen ishte mashtrim dhe lojë e pushtetit

23 dhjetor 2017 | 00:02

Pas një mbledhje gati dyorëshe të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje!, shefi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, ka thënë në një prononcim për media se nisma e deputetëve të mazhorancës për ta proceduar një propozim në Kuvendin e Kosovës për zhbërjen e Gjykatës Speciale është një lojë dhe mashtrim i pushtetit.

Ai ka pohuar se është e pashpjegueshme ngutia rreth kësaj pune.

“E patëm një nguti të pashpjegueshme, e cila mendoj se ka ardhur nga presidenti dhe kryeministri dhe e cila u prezantua në formë të një nisme ligjore e nënshkruar nga 43 deputetë. Kjo duke marrë shkas nga një peticion i OVL-së së UÇK-së, në fund ne na erdh në kryesi ky propozim për ndryshimin e ligjit. Ne mendojmë se kjo sot ka qenë lojë e pushtetit, për të na futur në tema që nuk janë të vërteta”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka komentuar edhe propozimin për ndryshimin e ligjit i cili i është dukur shumë jo serioz.

“Ligji thoshte ‘Shfuqizohet Gjykata Special. Ky ligj futet në fuqi menjëherë. Shumë deputetë që e kanë nënshkruar nuk e kanë ditur që janë pjesë e një lloj skeme e cila ka dalur të jetë mashtruese”, ka thënë ai.

Konjufca ka deklaruar edhe njëherë se Vetëvendosje! vazhdon të ketë qëndrim kundër për Gjykatën Speciale, por për ta zhbërë atë nuk e shohin si formë këtë nismë të ngutshme.

“Vetëvendosje është e qartë, kemi qenë kudër Gjykatës dhe për këtë jemi konsistencë. Por Vetëvendosje nuk është pjesë e askujt, e asnjë grupi, nuk i shkon kujt pas, Vetëvendosja është konsistente kundër Gjykatës, për të tjerat, konkretisht si do të veprojmë, cila është metoda më e mirë se si është të vije deri tek heqja e Gjykatës do të flasim në vazhdim”, ka deklaruar Konjufca. (KK)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi,…