Konjufca reagon për arrestimin e zyrtarëve të kolegjit “Mehmet Akif”

30 mars 2018 | 11:21

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se me arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq, është parë një “kolaps” i të gjitha segmenteve të shtetit.

“Kjo është e pa precedentë me ndodh në një shtet evropian, këtu kemi pa kolaps të krejt segmenteve shtetërore. Sepse të tri figurat dolën dhe thanë se nuk janë në dijeni”, ka thënë Konjufca në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka theksuar se me këtë rast janë shkelur të drejtat e njeriut si dhe konventat evropiane. “Çdo shtet evropian ku do të ndodhte diçka e tillë, më së paku është largimi i Qeverisë”.

Konjufca ka folur edhe për atë që i pret të arrestuarit me kthimin e tyre në Turqi, ku sipas tij ata do të persekutohen vetëm për shkak të bindjeve të tyre.

“Kryeministri del dhe thotë se s’ka ditur asgjë. Kryeparlamentari e dënon aktin, kurse të gjithë duan që të amnistohen”, ka thënë Konjufca, duke përmendur edhe zërat që po drejtojnë gishtin nga presidenti Hashim Thaçi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…