Koordinohen për investime në rrjetin e ujësjellësit në Gjilan

24 Janar 10:45

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të martën në takim koordinues menaxhmentin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit (KRU) “Hidromorava”, në krye me drejtorin Muhamet Suliqi.

Haziri ka theksuar se bashkëpunimi dhe koordinimi i vazhdueshëm me këtë ndërmarrje do të vazhdojë në mënyrë permanente, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta.

Haziri ka thënë se, përveç marrëveshjes trepalëshe, komunë-“Hidromoravë” dhe Qeverisë zvicerane, e vlefshme mbi 800 mijë euro, do të ketë edhe investime të tjera nga Komuna e Gjilanit për investimin në rrjet të ujësjellësit në disa lagje dhe fshatra të qytetit.

Më tutje, Haziri ka thënë qeveria komunale është duke punuar t’i zgjidhë problemet e rrjetit të vjetërsuar të ujësjellësit, duke bërë zgjidhje afatgjatë për ujin e pijshëm për banorët e lagjeve dhe fshatrave të Gjilanit.

Ndërsa drejtori i KUR “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke besuar se ky bashkëpunim do të shtohet edhe më shumë në të mirë të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në…