Kosova 16 vjet me Euro

01 janar 2018 | 14:27

Janë bërë 16 vjet prej se Kosova është bashkuar me vendet që nisën funksionimin e tregut të përbashkët monetar me monedhën €.

Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili edhe e ka kujtuar këtë ditë,ka thënë se pavarësisht zvogëlimit të diskrecionit që kemi si shtet në përdorimin e politikës monetare për shkak të përdorimit të valutës të përbashkët euro, ekonomia kosovare ka përfituar përmes eliminimit të riskut që vjen nga ndryshimet e shpeshta e të papritura të kursit të këmbimit. “Tregu kosovar ngadalë po integrohet në tregun evropian, produktiviteti i ulët po lëviz gradualisht drejt niveleve evropiane, standardet e kualitetit gjithashtu, por mbi të gjitha kultura evropiane e të bërit biznes. Në të gjitha këto jemi larg, por rruga është një kahesh dhe askush nuk e ndryshon dot”, shkroi Hoti në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpenzimet qytetarëve të Kosovës për fundvit janë goxha të majme.…