Kosova, dy ndeshje miqësore kundër Maqedonisë

06 qershor 2018 | 11:08

Përfaqësuesja e femrave në futboll do t’i luajë dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Maqedonisë. Dy ndeshjet do të zhvillohen gjatë javës së ardhshme në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Takimi i parë nis më 12 në orën 17:00, kurse i dyti më 14 qershor me fillim nga ora 12:00. “Krahas grumbullimeve të meshkujve, FFK-ja rëndësi të veçantë po i kushton edhe Kombëtares A të femrave. Kështu siç bën të ditur drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe i ekipeve kombëtare, Artan Govori, kombëtarja A e femrave do të grumbullohet nga data 10 qershor, pasi është arritur pajtueshmëri me Federatën e Futbollit të Maqedonisë, që të zhvillohen dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Maqedonisë. Me qëllim të zhvillimit të futbollit të femrave, FFK-ja do të vazhdojë të bëjë grumbullime të tjera dhe do të organizojë ndeshje miqësore me rivalë të tjerë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me drejtorin…