Kosova e Mali i Zi me marrëveshje infrastrukturore, pritet ndërtimi i tunelit Pejë-Rozhajë

28 maj 2018 | 11:19

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe ai i Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviq, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të dy vendeve.

Me këtë rast, ministri Nurkoviq në vizitën e tij në Kosovë ka thënë se kanë arritur marrëveshje në parim për tri projekte të rëndësishme.

Projekti i parë ka të bëjë me ndërtimin e një tuneli në rrugën Pejë-Rozhajë, që sipas tij do të jetë projekti më madhor ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu ai ka thënë se në muajin korrik do të nënshkruhet edhe një marrëveshje për transport të lirë.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka folur edhe për ndërtimin e rrugës Deçan- Plavë, për të cilën ka thënë se institucionet nuk do të lejojnë të cenohen duke implementuar projektin.

Sa i përket moduleve të financimit të projektit të tunelit të dy ministrat kanë thënë se do të shikohen opsione të një financimi publiko-privat apo financim të përbashkët të dy qeverive si dhe me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe organizatave financiare evropiane.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të kryetarit të Gjykatës Supreme të Lituanisë, Rimvydas…