Kosova e mposhti Shqipërinë, ja deklarata e Challandesit

29 maj 2018 | 23:12

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është i kënaqur me fitoren e arritur në miqësoren ndaj Shqipërisë (3-0).

“Gjithmonë ne futemi në fushën e lojës për të fituar dhe të njëjtën gjë bëmë edhe sot. Prisja një ekip që do të luftonte fort dhe do të nxirrte në pah cilësitë teknike, gjë që e pashë edhe në fushën e lojës. Fitorja 3-0 është një rezultat mjaft i mirë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të shohim përpara, pasi është vetëm fillimi. Kemi luajtur mirë, me shumë pasime dhe kemi fituar të gjithë topat e parë dhe të dytë. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët për paraqitjen e sotme, por edhe ato paraardhëse”, ka thënë Challandes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Shqipërisë, Cristian Panucci, deklaroi se sot lojtarët e…