Kosova fiton me rezultat zyrtar ndaj Serbisë

23 mars 2018 | 18:16

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll për femra e ka fituar me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Serbisë.

Ishte Qeveria e Serbisë që mori vendimin që të ndalojë zhvillimin e ndeshjes duke iu referuar çështjeve të sigurisë. Ndeshja është dashur të luhet në Qendrën Sportive “Kovilovo” në afërsi të Beogradit. “Në kohën kur përfaqësuesja e Kosovës po bëhej gati për ndeshje u bë i ditur vendimi që ndeshja nuk zhvillohet. Atmosfera në përfaqësuese është shumë e mirë, vajzat janë të qeta, komode dhe në diskonim. Sigurimi në këtë qendër është në nivel të lartë dhe nuk ka ndonjë shqetësim për sigurinë e vajzave”, thuhet në njoftimin e FHK-së. Kosova të shtunën e të dielën duhet t’i luajë dy ndeshjet tjera në grup në kuadër të kualifikimeve për botëror, kurse rivalet e saj janë Norvegjia e Sllovakia.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë pas fitores ndaj Azerbajxhanit (2-0), Përfaqësuesja e Kosovës…