Kosova hapë thirrjen për propozime për OSCAR

19 korrik 2018 | 11:54

Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) ftohen të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin OSCAR për kategorinë për film në gjuhë të huaj, i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit.

Sipas një njoftimi të QKK-së, të drejtën e konkurrimit e kanë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës duke filluar nga data 1 tetor 2017 dhe jo më larg se data 30 shtator 2018 dhe të cilët i plotësojnë kushtet tjera të vëna nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences”, është thënë në njoftimin e QKK-së.

Komisioni përzgjedhës i Kosovës këtë vit kryesohet nga regjisori i shquar Isa Qosja, ndërsa anëtarët tjerë janë aktori dhe producenti Fatmir Spahiu, skenaristja Visare Aliu, aktori e regjisori Edon Rizvanolli, producenti Valon Jakupaj, regjisori Faton Bajraktari dhe aktori e producenti Shkumbin Istrefi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Shtërpcës, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Programi…