Kosova në mars zhvillon dy ndeshje miqësore

14 shkurt 2018 | 14:56

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në muajin e ardhshëm do t’i zhvilloj dy ndeshje miqësore.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do të organizojë një kamp përgatitor në Paris të Francës prej 20 deri më 27 mars, kurse ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Madagaskarit dhe të Burkina Faso që të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Paris.

Ndeshja kundër Madagaskarit do të zhvillohet më 24 mars, derisa ndeshja kundër Burkina Fasos do të zhvillohet më 27 mars, kurse këto ndeshje do të zhvillohen në stadiumet prestigjioze të Parisit me rrethinë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polemikat dhe debatet rreth simboleve shtetërore të Kosovës po vazhdojnë…