Kosova pa ushtri kurrë nuk do të jetë stabile

29 dhjetor 09:14

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, u ka bërë thirrje institucioneve të vendit ta kenë prioritet transformimin e FSK-së në ushtri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se nëse deri në qershor nuk bindet komuniteti serb që t’i votojë ndryshimet kushtetuese, atëherë Kosova duhet të ecë përpara përmes ndryshimeve ligjore.

Sipas Kastratit, Kosova pa ushtri kurrë nuk do të jetë stabile.

Ai ka thënë se ushtria e Kosovës, përveçse do ta mbrojë sovranitetin dhe kufijtë e vet, do të shndërrohet në eksportuese të sigurisë duke marrë pjesë në operacione paqeruajtëse e ushtarake të NATO-s.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ismail Syla Deklaratat e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare të pranishëm…