Kosova përfiton 5.4 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave

15 maj 2018 | 17:01

 Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza dhe drejtori i Departamentit të Infrastrukturës Komunale për Evropën Juglindore dhe Turqi në Bankën Zhvillimore Gjermane (KfW), Kirk Mildner, kanë nënshkruar të martën dy marrëveshje për grante në lidhje me menaxhimin e mbeturinave.

Marrëveshja në fjalë kap shumën prej 5.4 milionë eurosh dhe siguron mjete për dy projekte. Njëri projekt ka të bëjë me programin e menaxhimit të mbeturinave të ngurta në vlerë prej 4 milionë euro dhe tjetri ka të bëjë për programin e shërbime profesionale të pranuesit në kuadrin e programit II të menaxhimit të mbeturinave”, në vlerë prej 1.4 milionë euro. Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Gjermania është një ndër donatorët më të mëdhenj për Kosovën. Ai ka falënderuar shtetin dhe taksapaguesit gjermanë për ndihmën e dhënë shtetit të Kosovës. “Ju falënderoj juve taksapaguesit gjermanë përkrahje të vazhdueshme për investime në Kosovë. Gjermania është një prej donatorëve më të mëdhenj në Kosovë. Gjermania ka investuar në energji në trajtimin e ujërave, në sektorin e arsimit, në sektorin financiar dhe tash sot ne nënshkruam dy marrëveshje që kanë të bëjmë me një fushë të rëndësishme që është ambienti dhe të gjithë pajtohemi se ka investime në ambient dhe ky sektor është top prioritet për Kosovë”, ka deklaruar Hamza. Me këtë marrëveshje Kosova arrin shumën e 78 milionë eurove që ka përfituar grante në mandatin e ministrit Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Portugalisë ka publikuar listën preliminare për Kampionatin Botëror…