Kosova pëson humbje të thellë ndaj Polonisë

23 shkurt 2018 | 20:53

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e sotme ndaj Polonisë në udhëtim.

Në palestrën “Mistrzow” në Wloclawek kombëtarja polake u tregua e pamëshirshme ndaj Kosovës duke fituar me rezultat 90-62, transmeton Koha.net.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të raundit të parë eliminator të botërorit “Kina 2019”.

Te Kosova më efikasi ishte Dardan Berisha me 23 pikë e katër asistime.

Të hënën Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Lituanisë. Ndërsa Polonia përballet me Hungarinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca shpalosi një program të ri për të luftuar radikalizmin,…