Kosova me shkallë të lartë të papunësisë – këta janë sektorët ku ka më shumë të punësuar

24 mars 2018 | 22:03

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tre mujorin e katërt 2017.

Sipas këtij publikimi dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.

Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 42.9%, ndërsa shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e katërt (TM4) 2017 është 29.8%.

Punësimi me i lartë është te meshkujt (46.8%), ndërsa punësimi te femrat është 12.5%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, kujdesit shëndetësor dhe tregtisë, me 48.5 % të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit, me 45.2%.
Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 15.1%; ndërtimtaria me 13.1%; prodhimi me 12.1%; dhe arsimi me 10.1%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me një përqindje më të vogël në punësim.

Sa u përket të punësuarve me kontrata, del se 29.3% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 70.7% kanë kontratë të përkohshme.

Papunësia më e theksuar është te femrat me 37.1 %, krahasuar me meshkujt, 28.7%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 55.9%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga dita e nesërme pritet që çdo automjet i cili…