Kosova do ta ketë përkrahjen e ShBA-së në fazën finale të dialogut me Serbinë

22 maj 2018 | 16:53

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të Mal të Zi në kuadër të Forumit të Sigurisë është takuar me drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të ShBA-së, Matthew Palmer, me të cilin ka biseduar për forcimin e paqes në rajon dhe rrugëtimin euroatlantik të vendit tonë.

“Në Forumin e Sigurisë “То be Secure”, bisedova për forcimin e paqes në rajon dhe rrugëtimin tonë euroatlantik edhe me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer. Kosova është e gatshme për të vazhduar fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE dhe me përkrahje të fuqishme nga ShBA-të. Përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta kemi edhe në këtë proces, njëjtë qysh e kemi pasur në çdo hap të rëndësishëm për shtetin tonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka filluar ndërtimin e një memoriali në…