Kouchneri vlerëson kontributin e LDK-së në shtetndërtim

20 shkurt 2018 | 13:06

Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka pritur në takim Bernard Kouchnerin, mikun e Kosovës dhe të presidentit historik Rugova.   

Me këtë rast, Kouchner ka vlerësuar lart kontributin e LDK-së në shtetndërtimin e vendit dhe konsistencën e vazhdueshme në përkushtimin për integrimet euroatlantike.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Hoti ka falënderuar Kouchner për angazhimin  tij në shtetndërtimin e vendit si dhe e ka cilësuar si tepër të çmueshme mbështetjen e Francës si dhe të vet Kouchner në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cilësia e ushqimeve që prodhohen në Kosovë, është rritur shumë…