Krasniqi: Lista Serbe akoma s’ka komunikuar me qeverinë për demarkacionin

21 shkurt 2018 | 21:10

Partneri i koalicionit qeverisës, Lista Serbe ende nuk është përcaktuar për votim ose jo të marrëveshjes se demarkacionit.

Të paktën, qeveria ende nuk ka pasur ndonjë komunikim me ta, sipas shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

“Unë jam i çuditur kur më pyesin pse nuk po votojnë serbët kur i kemi shqiptarët që nuk po e votojnë”, deklaroi Krasniqi duke iu drejtuar qëndrimit të Vetëvendosjes.

Deputeti i kësaj liste, Igor Simiq, ditë më parë deklaroi se prioritet kryesor i tyre është Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ndërsa të tjerat vijnë pas saj, përfshirë edhe demarkacionin.

Lista Serbe mungoi sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku u caktua që nesër të shqyrtohet projektligji për demarkacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shkarkuar Mustafë Myrtaj, nga…