Krasniqi: Nëse liberalizohen vizat, hajr shohin pasanikët

18 korrik 2018 | 21:46

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se nëse liberalizohen vizat, hajr shohin pasanikët, sepse vetëm ata mund të udhëtojnë nëpër Evropë për biznes, për qejfe a për shkollimin e fëmijëve të vet, e jo fukaratë, të cilët e kanë problem të paguajnë një biletë autobusi deri në Vjenë.

Sipas tij, kështu ndodhë vetëm kur popullit i shpërlahet truri nga arsimi i keq publik, nga mediet klienteliste dhe nga politika e pamoralshme “Nëse liberalizohen vizat, hajr shohin pasanikët, sepse vetëm ata mund të udhëtojnë nëpër Evropë për biznes, për qejfe a për shkollimin e fëmijëve të vet. Ndërsa te ne po gëzohen fukaratë, të cilët e kanë problem të paguajnë një biletë autobusi deri në Vjenë. Kështu ndodhë vetëm kur popullit i shpërlahet truri nga arsimi i keq publik, nga mediet klienteliste dhe nga politika e pamoralshme. Në këso rastesh, në vend se të kërkohet llogari për vonesat disavjeçare të liberalizimit, festohet liberalizimi që ende nuk ka ndodhur! Bile festojnë ata që nuk përfitojnë bash kurrgjë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Kosovës që ka qenë në Bruksel ka arritur…