Krasniqi për Specialen: S’kemi ndryshuar nga qëndrimet që ka shprehur kryetari i PDK-së

22 janar 2018 | 11:47

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se nisma për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale tashmë është në rrugën ligjore-procedurale për trajtim.

Sipas tij kjo gjykatë është e ndjeshme dhe askush nuk mund t’i ikë një teme të tillë.

Krasniqi ka theksuar se shumica e deputetëve të PDK-së, qëndrojnë unik sa i përket iniciativës për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Tashmë trajtimi i Ligjit për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara ka marr rrugën procedurale ligjore, sepse askush s’mund t’i mbyll sytë para një teme të ndjeshme e cila ka më shumë se një muaj që skena politike po merret. Shumica dërmuese e deputetëve të PDK-së e kanë nënshkruar iniciativën, është shprehur një qëndrim por s’do të flas në emër të grupit parlamentar. Në këtë drejtim ne nuk kemi ndryshuar nga qëndrimet që ka shprehur kryetari i PDK-së, sepse ai është përfaqësuesi më i lartë i PDK-së”, ka thënë Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka konsideruar…