Krasniqi s’është kandidat për kryetar të PDK-së

22 prill 2018 | 20:40

 

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tashmë ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme të saj. Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj e Memli Krasniqi janë përmendur si emra të mundshëm të cilët bashkë me Kadri Veselin do të kandidojnë për të parin e PDK-së.

Mirëpo, njëri nga ta duket se nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë për “lajmi.net”,  se beson në lidershipin e kryetarit aktual, Kadri Veselit. Krasniqi ka shtuar se nuk është kandidat për kreun e PDK-së, madje asnjëherë nuk ka shfaqur një ambicie të tillë. “Nuk jam kandidat për kreun e PDK-së dhe s’e kam shprehur një ambicie të tillë asnjëherë deri tash. Unë e mbështes kandidaturën e kryetarit aktual, Kadri Veselit, sepse besoj në lidershipin e tij”, ka deklaruar  Krasniqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të rishikojë rolin e vendeve…