Krasniqi: Synojmë rezultat pozitiv ndaj Portugalisë

21 mars 2018 | 12:35

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll U-19, Ramiz Krasniqi, ka thënë se Kosova synon që të marrë rezultat pozitiv ndaj Portugalisë.

“Për këtë ndeshje jemi përgatitur edhe për faktin se na pret një ndeshje e fortë ku përballë kemi Portugalinë që është njëra ndër skuadra e kësaj grup-moshe më të mira. Ne do ta respektojmë deri në një masë, por do të angazhohemi maksimalisht dhe futbollistët do të japin gjithçka nga vetja. Kjo është ndeshja e parë që do të ketë shumë peshë, paraqitja jonë do të jetë sa më e mirë dhe të nxjerrim rezultat sa më të mirë. E kjo varet prej lojës angazhimit të futbollistëve, përgjegjësisë e disiplinës dhe është koha të tregojmë nivelin tonë”, ka deklaruar Krasniqi.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka folur pas hedhjes…