Krasniqi: Do të ftojmë takim të ngjashëm si LDK-ja

25 prill 2018 | 16:31

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas tryezës se thirrur nga LDK-ja, ka thënë se ajo çka ka dalë si konkluzion nga ky takim është që tryezat e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Kemi trajtuar një gamë të çështjeve të cilat pajtohemi që duhet të kenë një gjithëpërfshirje, konsensus të partive politike në mënyrë që t’i kalojmë në një mënyrë më të shpejtë dhe të lehtë, veçanërisht temat si themelimi i ushtrisë, dialogu me Serbinë, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe por edhe procesi i reformës së përgjithshme në kuadër të integrimit evropian si dhe reformës zgjedhore”, ka thënë Krasniqi.

Në këtë kontekst, Krasniqi ka thënë se edhe PDK-ja do të ftojë një takim të ngjashëm si LDK-ja.

“Ne do të ftojmë një takim tjetër shumë shpejt, ku do të kemi një format, nëse jo krejtësisht të njëjtë, të ngjashëm për të dalë një hap tutje”, ka deklaruar Krasniqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar tryeza me partitë politike e cila është thirrur…