Kreu i policisë së Shqipërisë shkarkohet nga detyra

08 janar 2018 | 11:52

Kreu i policisë së shtetit shqiptar Haki Çako mësohet se është liruar nga detyra. Vendimi është marrë këtë të hënë.

Ende nuk ka detaje sesi ka ndodhur ky shkarkim, por mbetet për tu theksuar se prej kohësh tashmë përflitej se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i kishte kërkuar Kryeministrit Edi Rama, që të largonte nga detyra Haki Çakon.

Nga ana tjetër opozita e ka etiketuar kreun e Policisë së Shtetit si njërin ndër përgjegjësit kryesorë për lejimin e kanabizimit të vendit dhe përdorimin e policisë për blerjen e votave në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar. (Express)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy aksionarë të gjigantit amerikan “Apple”, të shqetësuar nga ndikimet…