Kroosi në vend të Pogbas në United

20 prill 2018 | 13:15

Manchester United është vënë seriozisht në kërkim të një mesfushori me peshë për afatin kalimtar veror.

Largimi i Paul Pogbas duket në horizont dhe marrëdhëniet me trajnerin Jose Mourinho duken gjithmonë më të këqija. Në krye të listës është Toni Kroos i Real Madridit, i cili pëlqehet tej mase nga Mourinho. Nëse dështon transferimi i Kroosit, atëherë në listë janë Jorginho i Napolit, Fred i Shakhtar Donetsk, Julian Weigl i Borussia Dortmund dhe Carlos Soler i Valencias.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji AAB ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit akademik me Universitetin…