Kryemadhi: Trimëria e shtëpisë së Hilmi Haradinajt jeton në themelet e Kosovës

17 qershor 2018 | 20:10

Vdekja e babait të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj është përcjellë me një mesazh ngushëllimi nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, Kryemadhi ka shkruar  se lajmi për ndarjen nga jeta e Hilmi Haradinajt ishte hidhërues.

Postimi i plotë i saj:

Mësova me hidhërim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta sot të Hilmi Haradinaj, patriotit simbol të rezistencës për pavarësi!

Me zemër e me gjak ai jetën ia përkushtoi atdheut, familjarisht i dedikuar për të mbrojtur vendin e të parëve, Kosovën e Lirë.

Ngushëllime familjes Haradinaj!

Patriotizmi i Hilmi Haradinaj, trimëria e pashoq e shtëpisë së tij është në themelet dhe jeton me Kosovën e lirë.

I përjetshëm kujtimi i tij!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen kërkoi sqarime nga ana…