Kryeministri Haradinaj: Bashkëpunim i frytshëm i Kosovës me Iowan

12 shkurt 2018 | 11:48

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në pritjen e organizuar nga konsullata e Republikës së Kosovës, në Iowa.

Në këtë pritje u theksua roli i rëndësishëm i shtetit të Iowas në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe mundësitë e avancimit të raporteve ndërmjet dy shteteve tona.

Para ta pranishmëve, kryeministri Haradinaj tha se qytetarët e Kosovës vlerësojnë lartë kontributin e SHBA-ve dhe në veçanti të shtetit të Iowa-s, për ndihmën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës.

I pranishëm në këtë pritje ishte edhe Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, që bashkë me përfaqësuesit e Gardës Kombëtare dhe akademike të Iowa-s, theksuan nevojën e  bashkëpunimit me institucionet e Kosovës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, me theks në fushën e arsimit.

Konsulli Xhavit Gashi ka prezantuar të arriturat e bashkëpunimit të deritanishëm, por edhe planet për të ardhmen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Butrint Imeri vazhdon të jetë një ndër më të…