Kryeministri Haradinaj bën homazhe në Prekaz

06 mars 2018 | 10:51

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë homazhe sot te varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz, për nderë të 20-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së.

Me pas, Haradinaj ka shkuar edhe në kullën e kësaj familje, ku është takuar me vëllanë e komandantit Adem Jashari, Rifat Jasharin.

Në ditën e dytë të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”, është paraparë konferenca shkencore “Jasharajt dhe Lufta Çlirimtare” si dhe “Akademi Përkujtimore” kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Kurse në Muzeun e Kosovës në Prishtinë do të hapet ekspozita kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Paris Saint Germainit, Unai Emery, është optimist se…