Kryeministri Haradinaj vizitoi Pentagonin

09 shkurt 2018 | 18:22

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve të rëndësishme në ShBA, të premten ka vizituar Departamentin e Mbrojtjes – Pentagonin, ku u takua me gjeneralin Joseph L. Lengyel – Shef i Gardave Nacionale të ShBA-ve, znj. Laura Cooper nga Departamenti i Mbrojtjes dhe oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë Amerikane.

Në këto takime edhe njëherë u konfirmua përkushtimi për avancimin e raporteve Kosovë-ShBA. “Ushtria Amerikane është faktor jetik i paqes dhe lirisë në Kosovë dhe rajon”, është thënë në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar bashkëbiseduesit për përkrahjen e vazhdueshme dhe, edhe njëherë theksoi rëndësinë e transformimit sa më të shpejtë të FSK-së në Forcë të Armatosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i kombëtares së futbollit të Egjiptit, Hector Cuper, deklaroi…