Kryeministri malazez pritet me nderime shtetërore

14 shkurt 2018 | 17:16

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka arritur në Republikën e Kosovës.

Ai është pritur me nderime shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Tashmë ka nisur takimi Haradinaj-Markoviq, ku në orën 17:45, të dy kryeministrat pritet të mbajnë një konferencë për medie.

Kryeministri malazez do të qëndrojë në Kosovë deri nesër ( e enjte). Ai të mërkurën do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Në këto takime, tema kryesore do të jetë çështja e demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connelli, të…