Kryeministri Rama uron mbylljen sa më parë të demarkacionit

16 shkurt 2018 | 14:10

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq për demarkacionin, ka uruar që ky proces të mbyllet sa më parë.

“Rrugës për Prishtinë ku sapo dëgjova për hapin e rëndësishëm drejt finalizimit të demarkacionit me Malin e Zi! Uroj të mbyllet sa më parë”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Google Maps” shumë shpejt do të lejojë që përdoruesit e…