Kryeparlamentari i Maqedonisë shpallet “Qytetar Nderi” i Therandës

18 shkurt 2018 | 14:55

Kuvendi Komunal i Therandës ka mbajtur një seancë solemne, në të cilën kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, është shpallur “Qytetar Nderi” i kësaj komune.

Propozimi për nderimin e Xhaferit është bërë nga kryetari i Therandës, Bali Muharremaj dhe ka marrë miratimin e Kuvendit Komunal.

Pas pranimit të këtij titulli, kryeparlamentari Xhaferi, ka thënë se tani e tutje therandasit do të jenë bashkëqytetarët e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë ndeshjet e para në sezonin pranveror në Vala Superligë…