Kryesia e LDK-së bën homazhe në Prekaz

07 mars 2018 | 14:54

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij kryesia e LDK-së ka bërë homazhe te varrezat në Prekaz dhe vizituan familjen Jashari.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se sot është ditë dhimbje por edhe krenarie sepse 20 vjet më parë Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij bën sakrificën më të madhe me çmimin e jetës për çlirimin e Kosovës.

Kryefamiljari Rifat Jashari i ka falënderuar anëtarët e kryesisë për vizitën, dhe dhimbjen e krenarinë që ndajnë çdo herë me familjen Jashari

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete në bashkëpunim me KDI-në,…