Kryetari Haskuka priti delegacionin e KB Kalaja

10 janar 2018 | 17:50

Kryetari i ri i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka e ka pritur një delegacion të KB Kalaja nga Prizreni i përbërë nga trajneri Arbnor Rifati, kapiteni Somel Shaqiri dhe lojtari Hadrian Paqarizi.

“Fillimisht trajneri Rifati tregoi për kronologjinë e historikun e shkurtër të klubit që fillet i ka nga viti 2002 si dhe ecurinë e kampionatit dhe sukseset e arritura gjerë më sot si dhe ambiciet për të ardhmen e klubit. Ndërsa, kryetari Haskuka përshëndeti ecurinë dhe vlerësoj lart sukseset e klubit e në veçanti suksesin e kualifikimit në 1/8 e Kupës së Kosovës dhe kërkoi eliminimin edhe të Sigal Prishtinës (në sens të humorit dhe relaksimit)”, thuhet në njoftimin e KB Kalaja.

Kryetari Haskuka premtoi se do rishikojë projektet sportive dhe u zotua që do mbështesë fuqishëm për objektivin që është arritja në Superligë. Delegacioni i këtij klubi i dëshiroj sukses kryetarit në mandatin e ri dhe në fund u dorëzua një fanellë të ekipit me mbishkrim Haskuka.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ishte…