Kryetari i Suharekës ngushëllon familjen Sadikaj për aksidentin

08 korrik 2018 | 20:25

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se bashkëndjenë me familjarët e aksidentit tragjik të ndodhur në mesditën e kësaj të diele në rrugën e Duhlës.

Në një reagim përmes llogarisë së tij në “Facebook”, Muharremaj ka bërë të ditur po ashtu se ditën në të cilën do të varrosen viktimat, do ta shpallë ditë zie në Suharekë.

”Sot jemi tronditur nga tragjedia që i ka ndodhur Familjes Sadikaj, e cila në aksident komunikacioni ka humbur 5 anëtarë, në magjistralen Duhël-Suharekë. Si Kryetar Komune në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës tonë u shprehë ngushllime. Natyrisht në momente të vështira, ne bashkëndjejmë me familjarët tyre në këtë pikëllim. Si Kryetar Komune do të marrë vendim që dita e vorrimit të shpallet Ditë Zie në Komunën e Suharekës”, ka shkruar Muharremaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës…