Kryetari i Vushtrrisë shpenzon vetëm 69 euro

04 janar 2018 | 20:11

Kryetari i sapo zgjedhur i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ashtu siç kishte premtuar ka publikuar në web faqen e Komunës shpenzimet për javën e fundit të dhjetorit.

Xhaferi sipas njoftimit në periudhën kohore nga 20 deri më 29 dhjetor të vitit të kaluar, ka shpenzuar vetëm 69.40 euro dhe atë në kategorinë mallra dhe shërbime.

“Zyra e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, njofton qytetarët e Vushtrrisë për shpenzimet që ka bërë prej se ka ardhur në detyrë më 20 dhjetor deri më sot 29 dhjetor 2017. Zyra e kryetarit të Komunës Xhafer Tahiri nga data 21 deri më 29 dhjetor 2017 në kategorinë mallra dhe shërbime ka shpenzuar gjithsejtë: 69.40 Euro”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri bëri të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se vendimi i Komisionit…