Kthehen vranësirat dhe shiu  në Kosovë

15 prill 20:20

Pas motit të ngrohtë që mori në Kosovë ditëve të fundit, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), në ditët në vijim pritet të mbajë mot i vranët.

Nga e hëna deri të mërkurën, moti do të përcillet me erëra dhe riga shiu që vende-vende do të jetë në intensitet mesatar. “Si pasojë e luhatjeve të temperaturave dhe këtyre erërave gjatë gjysmës së parë të javës do të ketë kushte edhe për shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Levski Lukoil është shpallur kampion i Sigal Uniqa Ligës Ballkanike…