Kujtohen doajenët e gazetarisë sportive, Burim Hatipi dhe Ali Shala

16 janar 2018 | 20:06

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK) të martën i ka kujtuar dy doajenët e gazetarisë sportive, Burim Hatipin dhe Ali Shalën.

Me këtë rast SHGSK-ja ka organizuar në Prishtinë turne futbolli, në të cilin kanë marrë pjesë gazetarë sportivë nga Kosova, nga Shqipëria dhe nga Maqedonia, ish-futbollistë dhe drejtues të sportit. Ndërkohë, SHGSK-ja i ka zgjedhur edhe katër laureatë të vitit 2017 nga gazetaria sportive: gazetarët Naim Selmanin e Arsim Maxherën, fotografin Driton Paqaradën dhe kameramanin Alban Bellopojën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Bashota E nderuar familje Çapriqi, Të nderuar miq, studentë,…