Kurteshi: Nuk pajtohem me rrugën që ka zgjedh Visar Ymeri

02 janar 2018 | 20:00

Pas dorëheqjes së Visar Ymerit nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje, ka reaguar edhe sekretari i kësaj partie, Ismajl Kurteshi.

Kurteshi ka thënë se e kuptoi për dorëheqjen e Ymerit, një orë para konferencës për shtyp, duke shtuar se një vendim i tillë do të duhej të diskutohej brenda partisë,

Reagimi i plotë:

Dorëheqja e Visar Ymerit

Me keqardhje mora vesh lajmin për dorëheqjen e z. Visar Ymeri, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një komunikimin publik, nga pozitat drejtuese në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Për këtë dorëheqje njoftimi na erdhi me e-mail një orë para konferencës për shtyp, sa di unë, një vendim i tillë nga ana e tij nuk është diskutuar paraprakisht brenda asnjë organi të Lëvizjes, dhe as unë nuk e kam ditur më herët, edhe pse ushtroj detyrën e Sekretarit Organizativ.

Është e vërtetë se së bashku, si Lëvizje, kemi arritur sukseset që përmendi z. Ymeri, dhe për këtë i jam mirënjohës, ashtu si të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Por nuk mund të pajtohem me rrugën që e ka zgjedh Visari, Lëvizja i ka dokumentet (Statutin) dhe strukturat që përherë ofrojnë rrugëdalje.

Përkundër dorëheqjes së Visarit nga pozita e kryetarit, kam bindjen se Lëvizja do ta tejkaloi këtë situatë me pjekuri, duke e marrë parasysh edhe faktin se vendi është në vështirësi të shumta politike, e populli është në varfëri dhe gjendje të rëndë ekonomike. Prandaj qytetarët presin shumë prej nesh. Lëvizja do të vazhdojë të trajtojë me diskutime të hapura brenda organeve vendimmarrëse gjithçka që është në kompetencat e saj, sipas parimeve të demokracisë së brendshme.

Por më shumë se kaq, është koha të vazhdojmë me energji e vullnet përpjekjen tonë të përbashkët politike e historike, për përparim shoqëror e emancipim kombëtar.

Ismajl Kurteshi, 02. 01. 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria amerikane ka njoftuar se një ushtar amerikan është vrarë…