Kurti: AAK-ja dhe Nisma kundërshtimin e demarkacionit e kanë pasur për pushtet

16 shkurt 2018 | 16:03

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas takimit me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se deklarata e përbashkët e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe e atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për demarkacionin është mashtrim i ri.

Kurti ka theksuar se është shprehur i zhgënjyer me AAK-në dhe Nismën, të cilat sipas tij, janë të interesuara për pushtet.

“Ky është mashtrim i ri i të njëjtit njeri që është përgjegjës për versionin e gabueshëm të demarkacionit. Unë shpreha qëndrimin e Vetëvendosjes si në konferencën për media, shpreha zhgënjimin tim të thellë me ish-bashkëpunëtorët në opozitë, AAK-në dhe Nismën të cilët po del qartazi se nuk e kanë pasur për territorin e shtetit, por për karrigen e pushtetit”.

“Nuk është hera e parë që në histori kemi këso pushtetarësh që për çerek metri katror të karriges në pushtet falin me mijëra e mijëra hektarë të territorit tonë shtetëror”.

“Ratifkimi eventual i demarkacionit nuk është garancion për liberalizimin e vizave, pasi aty mbetet kriteri i luftimit të suksesshëm të krimit dhe korrupsionit që nuk ka ndodhur në Kosovë”, ka thënë Kurti. (Klan Kosova)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…